Aktivistët e ndryshimeve klimatike zhvillojnë protestën pavarësisht ndërhyrjes së policisë

07/11/2022 14:10

Aktivistët e ndryshimeve klimatike kanë protestuar në autostradën më të ngarkuar të Anglisë, pavarësisht një operacioni policor për të prishur planet e tyre.

Seksionet e autostradës  u mbyllën gjatë gjithë orëve të mëngjesit të së hënës, si pasojë e protestës së ‘Just Stop Oil’, e cila ka si synim që të ndalojë përdorimin e naftës dhe gazit të ri, si dy elementë kryesorë që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

“Ajo që ne po kërkojmë është ajo që kërkojnë të gjithë shkencëtarët, atë që kërkojnë Kombet e Bashkuara, energjia ndërkombëtare. Sa njerëz të tjerë duhet të thonë se nuk kemi një të ardhme të qëndrueshme nëse vazhdoni të licenconi naftën dhe gazin që t’i dëgjoni”, tha një protestuese 24-vjeçare.

Ndihmës Komisioneri Matt Twist tha se policia kishte një “arsye të fortë” për të dyshuar se grupi ‘Just Stop Oil’ po synonte të prishte autostradat.

Ai shtoi se kjo ishte e pamatur dhe rrezikonte dëmtim serioz për publikun.

Nga fundi i shtatorit dhe gjatë gjithë tetorit, ‘Just Stop Oil’ organizoi 32 ditë protesta, të cilat Met tha se rezultuan në 677 arrestime, duke çuar në 111 persona të akuzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA