Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi situatën e Covid19 në vend, ku gjatë 24 orëve të fundit ka pasur 3 qyetetarë të infektuar dhe asnjë humbje jete.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin ndërsa atualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 86 testime, 3 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit

7 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 86 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 3 qytetarë, në këto Bashki:

Nga 1 qytetarë në Tiranë, Lushnje, Selenicë.

Janë 209 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,129 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 7 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 86

Testime totale 1,999,922
Raste pozitive 331,931
Raste të shëruara 328,129
Raste Aktive 209
Humbje jete 3,593

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 150
Vlorë 19
Fier 18
Gjirokastër 5
Durrës 4

Berat 4
Shkodër 5
Elbasan 3
Lezhë. 1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA