Veliaj inspekton punimet te gjimnazi “Partizani”: Punët tona janë për gjeneratën e ardhshme, jo për fushatën

06/11/2022 12:52

Këtë fundjavë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet te gjimnazi “Partizani”.

Duke folur për 42 shkollat e reja në kryeqytet, Velaj tha se çdo godinë po bëhet më e mirë se tjetra.

“Kur të mbarojë, me cilësinë e punimeve që pashë, si po e përforcojmë shkollën e vjetër, si po shtojmë klasat e reja, laborator dhe bibliotekë të re, po ashtu edhe një super palestër, shkolla “Partizani” do të jetë vërtet më e mirë se “Samiu”. Madje, edhe fasada. Mezi pres që diplomimin e brezit të 2023-it, në qershor, të jemi këtu, t’i japim një fillim të ri ‘Partizanit’. Shkolla e re do të jetë vërtetë një stoli për Njësinë 8, por edhe një burim i jashtëzakonshëm dijesh e energjie pozitive për komunitetin”.

Sipas kryebashkiakut, punët po bëhen për gjeneratat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.

“Kjo është shkolla e 42-të në këtë mandat. Sigurisht, ai që sheh zi, do të thotë se nuk është bërë asgjë. Ai që sheh me qartësi, do thotë ‘inat kije, por hakun mos ia ha’. Shkollat janë bërë dhe ky është realiteti. Ne duhet të fokusohemi që puna të mbarojë në afat. S’ka lidhje fare me zgjedhjet sepse qershori është pas zgjedhjeve. Nuk bëjmë asgjë me ngut për shkak të fushatës, por i bëjmë siç duhet sepse në fund planet nuk janë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratat e ardhshme. Nëse punojmë për gjeneratat e ardhshme, i kemi punët në rregull. Po u morëm me këto llogaritë e vogla, si e tha, si ma tha, me cic-mice, humbasim kohë shumë të çmuar”.  

Gjimnazi “Partizani” parashikohet të përfundojë para nisjes së vitit të ri shkollor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA