Një person ka qëlluar me armë këtë mbrëmje teksa lëvizte me motor në rrugën “Donald Trump” në Kamëz.
Si pasojë e përdorimit të armës nuk ka të plagosur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.
Personi i cili ka kryer këtë veprim është ende i paidentifikuar nga uniformat blu.
Njoftimi policisë:
Kamzë/Informacion paraprak
Në Kamzë, Tiranë, një shtetas ende i paidentifikuar, duke lëvizur me një motomjet, ka qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.
Top Channel