Të ngujuar në Tiranë/ Arrestohet kryefamiljari radikal, mbylli gruan dhe fëmijët 6 vjet në shtëpi

06/11/2022 19:48

Kontrastin e fortë mes dy realiteteve në Tiranë e gjen në zonën e bregut të Lumit, aty ku jeton familja Laçi.

Familja nga Dibra që përjetoi dramën më të madhe të shkaktuar nga kryefamiljari Gjergj Laçi mbijetoi në një banesë të kthyer në ngrehinë ku mungojnë kushtet bazike.

Kur ngjitur saj një tjetër shtëpi është shembur nga planet e rindërtimit , kur banesat sociale matanë rrugës dëshmonin njëkohësisht për secilin nga tre familjarët e ngujuar se edhe varfëria dhe radikalizmi të kthejnë në peng ashtu siç ishin ata për 6 vjet nëse nuk kërkon ndihmë.

Dhe për me tepër nëse shoqëria është indiferente. Gjergj Laçi, 52 vjeç, u arrestua për dhunë në familje mbasi siç dyshon antiterrori ai mbylli në banesë bashkëshorten dhe dy djemtë e mitur për shkak të bindjeve radikale.

Por përtej asaj që burri  besonte, fqinjët që e njohin fare mirë tregojnë problemet e shëndetit mendor që burri shfaqi nën indiferencën e të gjithëve.

I bindur se do të sëmureshin nga Covidi dhe më pas se do ti vrisnin, 53-vjeçari përdori motive të ndryshme për të mos lejuar as gruan dhe as djemtë që të kapërcenin gardhin.

Në ballkon që askush mos ti shikonte batanijet u kthyen në një mburojë paradoksale. Dy djemtë megjithëse dëshironin të arsimoheshin më tej, nuk u lejuan nga i ati që të ndiqnin gjimnazin.

Nga një punëtor krahu i dyshuari u kthye në një njeri të mbyllur që predikonte frikën tek gruaja dhe djemtë. Me kalimin e kohës dyshohet se ai nisi ti kanosë njerëzit e shtrenjtë, teksa lagështira ashtu si mjerimi e depresioni po gërryenin gjithçka.

Në pamundësi për të paguar faturat, energjia elektrike u ndërpre dhe ata jetonin me ushqime të falura që gatuheshin në zjarr.

Siç bëhet me dije për TCH, gruaja dhe dy djemtë u dërguan nga autoritetet në  një qendër sociale. Kurse i dyshuari përfundoi në qeli, si një i arrestuar për herë të dytë jo shumë kohë mbasi në shtëpi ju gjetën armë. Atje 52-vjeçari do ti nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA