
23/02 20:03
Një avion pasagjerësh nga Tanzania u përplas në mënyrë të befasishme në liqenin Victoria pranë qytetit veriperëndimor të Bukoba.
Avioni thuhet se kishte 43 pasagjerë, 26 prej të cilëve janë shpëtuar dhe dërguar në spital, i tha një zyrtar lokal BBC-së.
Ndërkohë që ende ekipet e kërkim shpëtimit po kërkojnë për pjesë tjetër të pasagjerëve. Pamjet e para nga vendngjarja tregojnë avionin pothuajse plotësisht të zhytur nën ujë
Avioni po shkonte nga qyteti më i madh i Tanzanisë, Das es Salaam, në Bukoba kur raportohet se hasi në një stuhi, gjë që ka bërë që pilotët të humbasin kontrollin dhe avioni të përfundojë në ujë
Top Channel