
58-vjeçari që pak ditë më parë përplasi për vdekje një të moshuar që udhëtonte me biçikletë në Fier është identifikuar dhe arrestuar këtë fundjavë.
Rreth orës 17:30 të datës 2 nëntor, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç. duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, 70-vjeçarin Ylli Toska.
Njoftimi i policisë:Policia zbardh aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi, që ndodhi në datën 02.11.2022, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”.
Identifikohet dhe ndalohet 58-vjeçari, i cili, duke drejtuar automjetin, aksidentoi me pasojë vdekje shtetasin Y. S. dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Në datën 02.11.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, shtetasi S. Ç., 58 vjeç, banues në Kraps, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Y. T., 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili ka qënë duke lëvizur me biçikletë. Pas aksidentit, shtetasi S. Ç. është larguar nga vendngjarja.
Si rezultat i një pune intensive hetimore nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel