Mbledhja e jashtëzakonshme e Qeverisë së Serbisë, ku i ftuar ishte dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, për të diskutuar rreth situatës në Kosovë, ka përfunduar. Mbledhja ka qenë e mbyllur ndërsa mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Pas përfundimit të mbledhjes, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram për të thënë se nuk heq dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit.
“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t’ju informoj për situatën në të cilën gjendet Serbia. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, shkroi Vuçiç.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mori pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Serbisë me ftesë të kryeministres, Ana Brnabiç.
Ky takim erdhi pas fillimit të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Në të njëjtën kohë, në Zveçan është duke u mbajtur takim i përfaqësuesve serbë që janë pjesë e institucioneve të Kosovës.
Top Channel