
Një tjetër aksident është shënuar këtë të shtunë në vend, ku një kamion ka humbur drejtimin dhe është përmbysur në Kukës.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Kukës/Informacion paraprak
Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Top Channel