Kush nuk e punon tokën, do të ndëshkohet. Edi Rama ia bëri të qartë edhe fermerëve të Lushnjes paralajmërimin e tij.
“O punoje, o jepe. Jepe me qira, po s’mund ta mbash peng. Nuk mund të thuash “është toka ime”. Ajo është tokë buke, ti e mban me plehra. Nuk mundet. O punoje, o jepe. Do ta bëjmë këtë me ligj ose me një super takes, siç e bëjnë vendet e tjera ose me forma të tjera që në tokën që ti ke, nuk mund ta mbash kot.”
Do hartojë një ligj për ata që e lënë tokën ndjerrë, por për ata që shkeljen ligjore ia deklarojne hapur Kryeministri nuk shqetësohet.
“I bëj thirrje të gjithëve të kthehen se rrogat i kemi çuar më shumë se çfarë deklarojmë.”
“E thotë ky këtë dhe e di pse e thotë, e thotë sepse ne Shqipëria kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës, jo të Europës. Rrogat i kemi më shumë thotë sesa deklarojmë, edhe natyrisht që po. Të gjithë marrin më shumë seç deklarohet e ky është një problem i madh për ne si shtet, por te fshati ne jemi të vetëdijshëm për këtë dhe nuk e kemi gërrmuar më shumë këtë pjesë.”
Ne mandatin e tretë, flet për të pestin. Thesi i premtimeve është hapur tashmë.
“Ambicia jonë është që ta çojmë në 1 miliardë eksporte, 1 miliardë euro brenda kësaj dekade. Pra, në 2029 do ta çojmë 1 miliardë euro.”
Në takimet me regji të Kryeministrit ka vetëm histori suksesi dhe fermerë skenikë. Realiteti tjetër që pasqyron media përtej shkëlqimit të kameras së ERTV-se nuk i pëlqen.
“Shikojini sot mediat në darkë. Jam i bindur që do shikoni ndonjë në ndonjë fshat këtu në Lushnje që do dali e do ankohet dhe asgjë nuk keni për të parë nga këto që folëm ne, edhe mund të shihni se mund të më japin 1 min mua.”
Top Channel