Autoritete greke kanë njoftuar popullatën të bëjë kujdes pasi mbi territorin e vendit do të ketë stuhi dhe shtrëngata shiu.

Sipas mbrojtjes civile ,moti i keq do të mbulojë Greqinë në një vijë prej gati 900 km.

Stuhia “Eva” pritet të mbulojë kryesisht zonën e Peloponezit, Atikës dhe të Greqisë kontinentale.

Mbrojtja civile u bëri thirrje banorëve të mos lëvizin nëse s’kanë një arsye serioze gjatë ditës së diel dhe të hënë.

Më herët autoritetet njoftuan se do jenë të mbyllur gjithë parqet dhe ambientet relaksuese në kryeqytetin e vendit.

U anuluan disa evente kulturore ndërsa asnjë lokal dhe dyqan tregëtar nuk do të hapet ditën e djelë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA