“Plas”në Angli: Emigrantët në qendrën e kthimit rrëmbejnë armët, tensione me policinë!

05/11/2022 15:22

Trazira që përfshinin rreth 100 persona të armatosur me thika e disa lloje armësh të tjera janë raportuar në një qendër emigrantësh, Harmondsworth, pranë aeroportit britanik të Heathrow-t.

Në zonë, sipas mediave vendase, janë dërguar me urgjence forca speciale të policise. Mendohet se pështjellimi nisi pas një ndërprerjeje të energjisë elektrike atje ne orët e para të ditës, cka bëri të shpërthente një pakënaqësi e akumuluar prej kohesh. Deri më tani, nuk ka raporte për të lënduar mes stafit apo azilkërkuesve.

Ngjarja vjen në një kohë kur Londra zyrtare ka shtrënguar darën mbi emigracionin e paligjshëm, ndërsa mësohet se qendra e Manston në Dover ishte e mbipopulluar dhe njerëzit detyroheshin të flinin në dysheme. Një raport i muajit mars nxirrte në pah shqetësimet se shumë nga personat e mbajtur aty klasifikoheshin si ‘të pambrojtur’. Disa prej tyre thuhet te kene qëndruar në këtë qendër prej më shumë se një viti.

Trazirat vijnë në fundin e një jave të ngarkuar për ekzekutivin britanik, kur vete Sekretarja e Brendshme Suella Braverman pohoi në parlament se sistemi i azilit në Mbretërinë e Bashkuar “nuk po funksionon”.  Braverman iu referua kalimeve me varka të vogla përmes La Manshit si “pushtim i bregdetit jugor britanik” dhe tha se “emigracioni i paligjshëm është jashtë kontrollit”.

“Të ndalojmë së pretenduari se ata janë të gjithë refugjatë në gjendje të vështirë, i gjithë vendi e di se kjo nuk është e vërtetë,” u shpreh ajo. Të dhënat e autoriteteve britanike tregojnë se numrin më të lartë të emigrantëve që hyjnë me gomone në Angli, e zënë shqiptarët.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA