Minatorët e bllokuar mbijetuan nëntë ditë me kafe pluhur, para se të shpëtoheshin nga galeria e shembur në Korenë e Jugut (fotot)

05/11/2022 17:35

Dy minatorë të bllokuar brenda një galerie të shembur zinku në Korenë e Jugut u shpëtuan sot pasi kishin mbijetuar duke pirë vetëm me kafe pluhur, thanë autoritetet.

Burrat me moshë 62 e 56 vjeç, kishin arritur të qëndronin ngrohtë duke ndezur një zjarr e duke improvizuar një tendë me shtresë plastike.

Ata janë tashmë në gjendje të stabilizuar shendetesore.

Minatorët ishin bllokuar rreth 200 metra nëntokë kur një pjesë e galerisë së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit.

Ata u shpëtuan më në fund më 4 nëntor, pak më shumë se nënë ditë para nisjes së telashit të tyre.

Doktorët thanë se pritet të rekuperohen plotësisht ndërsa autoritetet e quanin shpëtimin e tyre “të mrekullueshëm”.

Zyrtarët shtonin se minatorët kishin mbijetuar duke pirë ujë që pikonte nga tavani i galerisë dhe duke përdorur si ushqim pluhur kafeje që kishin në galeri.

Operacioni i shpëtimit nisi të enjten kur punonjësit e ndihmës nisën të shponin vrima ku futën kamerat duke u përpjekur të lokalizonin minatorët, shkruante agjencia shtetërore koreano-jugore Yonhap.

Më vonë ata u gjetën të ulur krah për krah me njëri-tjetrin për të qëndruar ngrohtë, në një hapësirë ku takoheshin disa galeri të minierës.

Famijarët tregonin te mrekulluar për momentet e daljes së të mbijetuarve, të cilët mbanin maska në sy pasi kishin qëndruar gati dhjetë ditë në errësirë.

Ata e përshkruanin shpëtimin “të pabesueshëm”, sipas agjencisë franceze AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA