19/11 09:49
Pas më shumë se tre muajsh pa një fitues në lojën kryesore të lotarisë në SHBA, shorti i kësaj fundjave regjistrohet si shuma më e madhe që bota ka parë ndonjëherë.
Xhekpoti i Powerball i reklamuar për të shtunën qëndron në një çmim prej 1.6 miliardë dollarë. Kjo kryeson rekordin e mëparshëm prej 1.59 miliardë dollarësh, i ndarë midis tre lojtarëve të Powerball në 2016.
Shanset për të fituar xhekpotin janë një në 292 milionë, sipas Powerball.
Loja, e cila filloi në vitin 1992, luhet në 45 nga 50 shtetet amerikane, kryeqytetin e Uashingtonit dhe në territoret amerikane të Porto Rikos dhe Ishujt e Virgjër.
Top Channel