“Ftoj të rinjtë të marrin pjesë në primare”/ Berisha: Do të ketë një ripërtëritje të elitës së PD-së

05/11/2022 12:25

Kryetari i Partisë Demokratikë Salli Berisha, ka zhvilluar ditën e sotme një komunikim virtual me qytetarët, nga të cilët ka marrë pyetje. 

I pyetur rreth mënyrave se si do të rikthehet besimi në Partinë Demokratike, Berisha tha se elita e PD-së do të riformohet dhe ftoi të gjithë të rinjtë të marrin pjesë në primare në mënyrë që të drejtojnë bashkitë e vendit e të bëjnë ndryshimin.

Berisha: Partia Demokratike ka përcaktuar një procedurë. Kur një vit më parë unë kaloja nga foltorja në foltore duke folur për peng Bashën, kishte që e besonin prishin edhe skeptikë. Të gjitha janë përpjekje të Ramës dhe nuk kanë asnjë të përbashkët me PD-në. Çdo deputet i kësaj partie të kandidojë në primarë, të propozojë cilindo. Edi Rama betejën e ka me 11 dhjetor me Partinë Demokratike të rithemeluar.

Kur do të votojnë emigrantët?

Berisha: PD-ja do të bëje gjithçka që emigrantët të votojnë. Armiku i votës së qytetarëve është Edi Rama. Ky votim është një interes madhor kombëtar.

Çfarë reformash do të merrni në Arsim?

Berisha: Buxheti për arsimin do të jetë jo më pak se 5% e GTP, rrogat e mësuesve do të dyfishohen, mësuesi do të fitojë statusin e nënpunësit civil, do ndryshohet ligji për arsimin e lartë, do të dyfishohen rrogat e pedagogëve. Ne nuk heqim dorë nga programet e suksesshme të ekselencave. Arsimi do të jetë për ne çështja kryesore e një kombi.

Si do kthejë PD-ja besimin tek njerëzit kur nuk shikojmë figura të rinjsh?

Berisha: Të rinjtë po afrohen dhe do arrijnë rol gjithnjë e më të madh. Theksoj se PD-ja është e rithemeluar dhe rithemelimi është vendimtar për ekzistencën e saj, janë këto primare në të cilat ftoj sa më shumë të rinj të garojnë si qytetarë të parë të bashkive të vendit. Intelektualë të fuqishëm të rinj kanë marrë drejtimin dhe janë anëtarësuar në këto departamente. Ju garantoj se do të ketë një ripërtëritje të elitës së PD-së. Studentët po ikin nga varfëria por ne kemi një program emergjence kundër varfërisë, vendosjen e një minimum jetik, rritje rrogash dhe pensionesh, përgjysmim I tarifave të studentëve. Kushtojnë më pak studimet jashtë se këtu. Do të ketë një program, në epiqendër të ekonomisë shqiptare do të vendosen ëndrrat e të rinjve. Do të financohen bizneset e tyre, start-up të tyre, do të vendoset subvencion I fuqishëm për kualifikimet e të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA