“El Clasico” jashtë fushës, Barça dhe Real në garë për talentin e Las Palmas

05/11/2022 13:01

“El Clasico” nuk ka vetëm brenda fushës por edhe jashtë saj. Derbi mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll do të transferohet edhe në merkato, më saktësisht në janar me Real Madrid dhe Barcelona që kanë vënë në krye të dëshirave një mesfushorë. Bëhet fjalë për talentin 19-vjeçari Alberto Moleiro.

Moleiro ka kontratë deri në vitit 2026 dhe klauzola e largimit të tij është 30 milion euro, e cila mund të shkojë në 60 milion në rast se Las Palmas ngjitet në La Liga. Prandaj Barcelona dhe Real Madrid po nxitojnë për të mbyllur marrëveshjen.

Katalansati janë favoritët kryesor për të nënshkruar me 19-vjeçari, pasi do tentojnë të arrijnë një marrëveshje që në merkaton e janarit dhe drejtuesit po mendojnë që Moleiron ta huazojnë deri në fund të sezonit sërish te Las Palmas. Megjithatë pas nuk mbetet as Real Madrid, me “madrilenët” që po studiojnë mundësitë të gjejnë një zgjidhje të favorshme për të mposhtur Barcelonën.

Por gjigantët spanjoll nuk janë të vetmet skuadra që dëshirojnë shërbimet e 19-vjeçari, pasi mediat spanjolle bëjnë të ditur se Liverpool së bashku me Borusia Dortmund kanë shprehur interes për mesfushorin. Jurgen Klopp është një admirues i madh i Moleiro dhe drejtuesti e Liverpool në merkaton dimërore do të studiojnë mundësinë për ta transferuar atë.
Padiskutim që talenti i Las Palmas do të jetë një nga protagonistët më të mëdhenj në merkaton dimërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA