Bizneset e vogla dhe të mesme kundërshtojnë paketën fiskale të qeverisë. Në shenjë proteste këtë të shtunë thirrën një protestë simbolike 1 orëshe me ulje të qepenave apo mosdhënie shërbimi.

Sipas tyre, masat e propozuara dëmtojnë biznesin edhe më tej në këtë periudhë krize që po kalon sipërmarrja ndaj  kërkojnë rishikim të tyre.

“Paketa fiskale e vitit 2023 do të trefishojë apo kalojë edhe 10fishin e gjobave, që do të thotë nese ka pasur një gjobë për një kupon tatimor 500 mijë lek të vjetra, tani kalon në 1 milionë e gjysëm lek tëvjetra për një kupon. Nga ana ekonomike dhe financiare e derrmon biznesin por do do të ketë edhe korrupsion sepse do të shtojë korrupsionin besojmë ne”.

Biznesi i vogël dhe i mesëm e cilëson cmimin e naftës si abuziv dhe të papërballueshëm, cka si pasojë ka sjellë rritjen e kosots për cdo produkt. Ata kërkojnë  heqjen e 50% të taksave mbi cdo litër naftë. Një pikë tjetër të rëndësihem kanë cmimin e energjisë elektrike.

“Po luhet ping pong me energjine lektrike. Mbi 75% e bizneseve e kalojnë fashën 800kë. Nëse kjovendosët do të thotë që të rrisim cmimet ose të falimentojmë. Ne nuk kemi lidhje me luftën për ceshtjen e enregjisë elektirke, ne ketu kemi të bëjmë me korrupsion, me keqmenaxhim per ceshtjen e enrgjise elektrike”.

Shoqata i ka vendosur qeverisë një afat 10 ditor për të dhënë një sinjal lidhur me kërkesat e tyre, në të kundër ata do të zhvillojnë protesta me mbylljen e subjekteve në të gjithë vendin, ndërsa si opsion të fundit shohin edhe mospagimin e taksave.

“Ne do kalojmë dhe në mospagim taksash dhe kjo do jetë e rëndë”.

 

Top Channel