Opozita do të protestojë më datë 12 nëntor në orën 16:00 kundër qeverisë Rama. Detajet Sali Berisha I bëri të njohura gjatë një komunikimi me ndjekësit në rrjetet sociale.
“Sot ndodhemi në krizë të gjithëanshme. Ndodhemi në një process të ngjashëm me ate të 91, ku shqiptarët e pritën lirinë me eksoda të masave biblike. Por ndodhemi në një process ku cdo njëri prej nesh të marrë përgjgjegjësitë e tij për një kthesë të rëndësishme
PD është e përqëndruar në këtë kthesë të madhe, zgjodha të bisedoj me ju për axhendën tonë. Që konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit. Sot në Shqipëri problematikat shtohen gjithnjë e më shumë. Varfërisë, mjerimit e shpopullimit të vendit i shtohet edhe cinizmi ekstrem i qeveritarëve.
Jemi kthyer në popullin e gomoneve, kryeministri i deklaron shqiptarëve se udhëtimi i tij me charter kushton sa gjysma e një bilete të zakonshme. Një fjalë e vjetër thotë se kur nuk ke turp thua dhe bën gjithçka, kjo ndodh sot me Ramën dhe qeveritarët.
Ai ka shndërruar sistemin e votimit në një sistrem fiktiv njëlloj si në diktatura. Nuk e kanë për asgjë problem të vrasin e shqelma e me grushta me bandat në polici qytetarin, e ta shpallin se pati vdekje natyrale. Nuk e kanë problem të mashtojnë nga mëngjesi deri në darkë e të përdorin një fjalor rruge, për të maskuar vjedhje, korrupsionin e lidhjet me krimin.
Data 12 nëntor ora 16:00 është ora e data e shqiptarëve, ju ftoj të bashkoheni në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjehrë. Jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor në Shqipëri, atë të primareve. Ju betohem se nuk ka rrugë tjetër për zhvillimin e këtij vendi përveç votimit. Le të japim shembullin tonë në radhë të parë duke iu dhënë të drejtëne vendimmarjes, duke ftuar zonjat të bashkohen në këtë garë për ta fisnikëruar atë. Të zgjedhim përfaqësues të vërtetë të shoqërisë e jo të kryesisë. Unë nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem.” -u shpreh Berisha
Top Channel