Berisha: Ligji i të dhjetave/ Ish-kryeministri jep zgjidhjen e tij për tokat e lëna djerrë

05/11/2022 15:14

Demokratët janë kundër idesë së Kryeministrit që parashikon të vendosë një taksë të jashtëzakonshme për ata që lënë tokat djerr. 

 “Një tokë që nuk punohet rrezikon shumë por në këto raste gjithmonë është përdorur ligji i të dhjetave. Ai që ka poseduar tokën se ka marrë kurrë në pronësi por është detyruar ti japë pronarit 1/10 e prodhimit.”- tha Berisha.

Sali Berisha zotohet se kur demokratët të vijnë në pushtet  do anulojnë  të gjitha nismat e qeverisë Rama duke nisur nga ligji për investimet strategjike, ndërsa Kryesocialisti premton se do e dërgojë pas hekurave.

 “Ai nuk ka vend tjetër përveçse në sallën e gjyqit dhe qelitë me ligjin special. Dhe në moshën 90-vjeçare ta shohësh në bankën e te akuzuarit për vjedhjet e tmerrshme që ka bërë”- tha Berisha.

Edi Ramën e akuzon edhe për ndërhyrje në sherrin për drejtimin e Partisë Demokratike. Pranon se statuti i ka lidhur duart për te përjashtuar deputet që nuk ndjekin linjën e tij.

Edi Rama po mban peng flamurin e PD-së. Të gjithë ata që i lejojnë vetes të përdoren si instrument nga Rama bëjnë vetëvrasje fatale por statuti nuk përjashton por njeh te drejtën e fraksionit.”- tha Berisha.

Ne komunikimin online, demokratët  e pyetën për mundësinë që në primaret e selise blu te mund të votojnë edhe socialistë qe do hiqen si simpatizant të Partisë Demokratike. Për Berishën ky rrezik ekziston por sipas tij  kjo ndërhyrje do jetë e papërfillshme dhe nuk cënon procesin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA