
Harmon Van-Dave është futbollisti më i ri i Ballkanit në Kosovë. Sulmuesi që ka një të kaluar në Superiore me skuadrën e Laçit, ishte transferuar në verë tek klubi i Saouras në Algjeri.
Mirëpo, aventura nuk shkoi sipas pritshmërive të 27-vjeçarit i cili u rikthye në treg si një futbollist i lirë.
Kështu, Ballkani shfrytëzoi menjëherë mundësinë për ta transferuar teksa trajneri Ilir Daja përforcon repartin e sulmit duke pasur një opsion më tepër me Van Dave që ka treguar se e njeh mirë portën dhe mund të rezultojë një alternativë e mirë për titullarin Albion Rrahmani.
Ndërkohë, sipas njoftimit të klubit të Ballkanit, Harmon ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024, ndërsa në radhët e skuadrës nga Suhareka, do të ribashkohet edhe me shokun e tij te Laçi, Dejan Zarubica.
Top Channel