Një aksident i katërfishtë është shënuar në Bulqizë ditën e sotme ku një furgon është përplasur me tre makina të tjera.

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme njerëzore por vetëm materiale.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e lagjes “Gjeolohu” të qytetit të vjetër, ku drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin dhe fillimisht është përplasur me bordurën anësore e më pas me tre automjetet e tjera.

Shpesh herë kjo unazë ka pasur probleme si pasojë e levizjës me shpejtësi të makinave.Ndërkohë policia ka nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

Fatmirësisht në zonë nuk ka pasur lëvizje të fëmijëve të shkollës, pasi askidenti në atë rast mund të merrte përmasa ekstreme.

 

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA