Amerikanët votojnë “në gjuhë të huaj”: Miliona vetë, jo votim në anglisht!

05/11/2022 15:04

Një dispozitë federale, që garanton ndihmë gjyhësore në procesin e votimit, do të lejojë më shumë se 80 milionë amerikanë që në 8 nëntor të votojnë nënjë gjuhë të ndryshme nga anglishtja.

Nisma është ndërmarrë me idenë që të ndihmohen grupe të cilat kanë qenë historikisht të përjashtuara nga procesi zgjedhor në vend. Akti origjinal i të Drejtës së Votimit i vitit 1965, u përqëndrua kryesisht në të drejtat e afrikano-amerikanëve në shtetet e jugut.

Akti u zgjerua në vitin 1975 për të përfshirë pakica të caktuara gjuhësore – amerikanët vendas, vendasit e Alaskës, latinët dhe amerikanët aziatikë. Materialet e votimit në anglisht konsiderohet se përjashtojnë personat që mund të jenë plotësisht të shkolluar në gjuhën e tyre amtare, ose mund të mos jenë të shkolluar në asnjë gjuhë, duke u bërë pengesë për pjesëmarrjen në votim.

Çdo pesë vjet, Byroja e Regjistrimit në SHBA përcakton se cilat grupe gjuhësore duhet të ndihmohen dhe pajisen me informacion në gjuhën e tyre amtare. Ky vendim merret nëse më shumë se 5% e votuesve me të drejtë vote në një zonë flasin anglishte të kufizuar, ose nëse ka më shumë se 10,000 banorë me të drejtë vote në një juridiksion, që kanë aftësi të kufizuara në anglisht.

Zgjedhjet e mesmandatit mbahen javën e ardhshme dhe do të vendosin se kush ta kontrollojë Kongresin, republikanët apo demokratët në dy vitet e mbetura të presidencës Biden.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA