Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë konferencës për përgatitjen e zgjedhjeve vendore më datë 14 Maj 2023 tha se synohet që të realizohet votim elektronik në gjashtë bashkitë e mëdha të vendit, por kjo varet nga buxheti dhe rënia dakord e partive politike.

Sipas tij, shpenzimet për realizimin e votimit elektronik në gjashtë bashki është tre miliardë lekë dhe nëse kjo shumë do të financohet, atëherë kjo do të ndodhë.

“Me siguri në Vlorë do të zhvillohet votimi elektronik, kemi bërë një vlerësim se sa bashki mundet të realizohet dhe në 6 bashki kemi menduar që të zgjerohet, në bashki e mëdha si Tirana, Vlora, Elbasani, Durrësi dhe  Fieri, nëse projekti dhe nëse partitë bien dakord dhe nëse janë paratë, por për të qenë të përgatitur dhe të thonë që ne si parti jemi pro votimit elektronik. Shpenzimet janë llogaritur 3 miliardë lekë, nëse do ti kemi dhe palët janë dakord që të zhvillohet, do të zhvillohet, nëse nuk ka para nuk do të zhvillohet”, tha Celibashi.

Kujtojmë se zgjedhjet vendore në 61 bashkitë e vendit do të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Top Channel