Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur Turqinë ditën e sotme, kryesisht lagjen Buça të qytetit të Izmirit.
Lëkundjet zgjatën për 20 sekonda rreth orës 03:29 dhe u ndjenë në zonat përreth epiqendrës.
Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu ka vizituar Izmiri pas tërmetit që ndodhi, ku fillimisht u takua me qytetarët.
“Sipas informacioneve tona të deritanishme nuk ka pasur asnjë humbje jete. Nga paniku janë prekur gjithsej 64 persona. 7 persona janë nën trajtim, 1 prej të cilave është në gjendje të rëndë”, tha Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.
Mediat vendase raportuan se ka pasur 62 pasgoditje, ku më i madhi prej të cilëve u regjistrua 2.7.
E gjithë situata ka krijuar panik tek qytetarët të cilët kanë rendur për të dalë jashtë banesave, ndërsa dy prej rasteve të lëndimeve personat u hodhën nga ballkonet e banesave.
Top Channel