Scholz në Kinë, një udhëtim i vështirë dhe i sikletshëm për Gjermaninë e BE

04/11/2022 10:59

 Kancelari gjerman Olaf Scholz takoi presidentin kinez Xi Jinping, lideri i parë i G7 që viziton Pekinin që nga pandemia Covid-19.

Por udhëtimi i tij ka ngjallur polemika në Gjermani dhe shqetësime gjetkë në Evropë.

Vizita pason një grindje të jashtëzakonshme dhe të hidhur brenda qeverisë së Berlinit, pas lajmeve se një kompani kineze ishte gati të blinte një pjesë të konsiderueshme të aksioneve në një pjesë të portit të Hamburgut. Jo më pak se gjashtë ministra të qeverisë reaguan me tërbim.

Marrëveshja, argumentuan ata, do t’i jepte Kinës ndikim të rëndësishëm mbi infrastrukturën kritike gjermane. Shërbimet e sigurisë gjermane kërkuan gjithashtu kujdes.

Por kancelari kërkoi gjithsesi që të ecej para me marrëveshjen.

Vizita e Scholz vjen pas Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste Kineze, në të cilin Presidenti Xi forcoi kontrollin e tij mbi pushtetin dhe ngriti shqetësimet në Perëndim për qëllimet e tij ndaj Tajvanit.

Për të gjitha këto arsye thonë analistët, Olaf Scholz duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për kompleksitetin dhe thellësinë e lidhjeve të vendit të tij me Kinën, e cila mbetet partneri më i madh tregtar i Gjermanisë, megjithëse Gjermania importon më shumë sesa eksporton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA