A do te rritet apo jo çmimi i energjisë për familjet shqiptare?
Ndryshe nga enti rregullator që ka rivendosur fashën për mbi 800 kë nga 1 nëntori, qeveria e ka lënë pezull vendimin dhe me sytë nga qielli është në pritje të nisjes së reshjeve për përmirësimin e situatës hidrike
Edhe pse Shqipëria ka burimet më të shumta natyrore për prodhimin e energjisë, sipas të dhënave te Eurostat për vitin 2021 vendi ynë renditet pas malit të zi si shteti me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, ku për 100 kë të harxhuar paguajmë 9.37 euro dhe presioni i qeverisë për ta rritur edhe më tej ndihet në fund të vitit 2022.
Kriza e energjisë për ekspertët nuk lidhet vetëm me shtrenjtimit e çmimit në tregjet globale, por edhe me keqmenaxhimin e sektorit.
Top Channel