Një burrë i armatosur është qëlluar për vdekje nga policë civilë në New York, pak pasi ishte sulmuar me thikë brenda një dyqani dhe qëlloi me armë ndaj sulmuesit.
Kreu i policisë James Essig tha se oficerët civilë qëlluan 12 herë ndaj 21 vjeçarit me armë në dorë, mesditën e djeshme në Bronx, New York.
Më vonë u mësua se një minutë para tragjedisë viktima ishte sulmuar me thikë nga një 29 vjeçar brenda dyqanit në rrugën Hull Avenue.
Pamjet e kamerave të sigurisë të publikuara nga MailOnline tregojnë zhvillimin e të gjithë skenës që prej goditjes me thikë, deri në momentin kur personi me armë ekzekutohet nga oficerët e NYPD.
21-vjeçari me armë (veshur me gri) u vra nga policët disa momente pasi ishte goditur me thikë nga një sulmues 29 vjeçar.
21-vjeçari me bluzë gri me kapuç dhe pantallona portokalli, ishte goditur me thikë nga sulmuesi.
Burri i goditur me thikë ndjek me pas sulmuesin e tij dhe pasi nxjerr një revolver e qëllon nga afër, para se të ekzekutohet nga oficerët.
Top Channel