Autobusi i linjës në Gjirokastër përplaset me dy mjete të tjera/ Plagosen tre persona, mes tyre një i mitur

04/11/2022 17:25

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur pasditen e sotme në në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në lagjen “Punëtore”.

Mësohet se autobusi i linjës Dropull-Kakavije, që drejtohej nga 45-vjeçari G. D., është përplasur me automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga  36-vjeçari A. Sh., 36 vjeç dhe me një autobus që drejtohej nga Th. D., 37 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i autobusit G. D., drejtuesi i automjetit “Benz”, A. Sh. dhe djali i tij i mitur, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta