Korçë/ Zjarr në malin e Drenovës, flakët në zonën e mbrojtur
04/11/2022 13:12
Një vatër zjarri është regjistruar në malin e Drenovës, specifikisht në zonën e quajtur Guri i Cjapit në Korçë.
Zona e cila ka marrë flakë është brenda territorit të zonës së mbrojtur, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të Korçës dhe Devollit kanë shkuar për të fikur flakët.
Sipas informacioneve, ajo është zonë me terren të vështirë malor, ndërsa nuk dihet ende sipërfaqja e djegur.
Mësohet se herë pas here ka pasur plasje të fishekëve të cilët dyshohet se kanë ngelur në zonë që prej ekzistencës së depove të ushtrisë. Në zonë janë rreth 40 forca nga ADZM, bashkia dhe zjarrfikësja, për të shuar flakët.
Top Channel