Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë në bashkëpunim me Odën e Farmacistëve të Kosovës nisi sot konferencën e VI-të farmaceutike me titull “Së bashku për farmaceutikën”.

Kjo Konferencë 3-ditore zhvillohet me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në fokus të kësaj Konference janë zhvillimet bashkëkohore në fushën farmaceutike brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto zhvillime do të pasqyrohen gjatë referimeve të lektorëve shqiptar e të huaj të cilët vijnë nga bota akademike dhe profesionale.

Qëllimi është që kjo Konferencë të mundësojë shkëmbimin e eksperiencave ndërmjet kolegëve farmacist të cilët e ushtrojnë profesionin në fusha të ndryshme te sektorit farmaceutik.

Në  ceremoninë e hapjes së Konferencës,  Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e lartë, pas një kohe të gjatë ndërprerje.

Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë vlerësoi me certifikata mirënjohjeje institucione të cilat kanë qenë mbështetëse në aktivitetet e UFSH, farmacistë të cilët kanë kontribuar në lartësimin e figurës së këtij profesionisti, kompanitë farmaceutike që mbështesin këtë sektor si dhe kolegët nga rajoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA