Ymer Çira, gjyshi i Alvin Berishës në një lidhje me skype në emisionin Shqipëria Live në Top Channel u ka bërë apel autoriteteve shqiptare që të rikthejnë në atdhe vajzën e tij, Valbona Berishën.

Ai dyshon se nëna e Alvinit është gjallë dhe ndodhet atje. Çira gjithashtu i bëri apel dhëndrit që ta lejojë të takojë nipin dhe dy mbesat e tij, të cilët jetojnë në Itali.

Sipas avokatit të familjes Berisha, nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e Valbonës.

“Vajza ime mund të jetë gjallë në Siri, kërkoj nga autoritetet që ta rikthejnë. Nuk kam asnjë komunikim tre vite me Alvinin dhe motrat, dua që të ketë tre fëmijë, të jenë lirshëm për të ardhur tek ne dhe ne t’i shoqërojmë. Janë dërguar njerëz atje dhe ka  thënë se dy vajzat janë rritur dhe nuk dëgjojnë, të flasin, por unë nuk jam i këtij mendimi se ata duhet ta dinë se cilët janë gjyshërit, po bëhen tetë vite që nuk kemi asnjë lloj komunikimi. Nuk ka mundësi që nipi im të mos të dijë kush është gjyshi”, tha ai.

Ai ka edhe një apel për vajzën e tij, nëse është gjallë dhe e dëgjon.

“Nëse na dëgjon dua që me veprimin që mund të bëjë të rregullojë opinionin tek njerëzit që e kanë rrethuar i bëj thirrje që të kthehet sa më shpejt. Është për ne në radhë të parë, si familje, si fis si prind, por edhe me shoqërinë që ka pas jetu se shoqëria e ka dasht“, tha ai.

Kujtojmë se Alvin qëndroi për 5 vite në kampin e Al Hol ndërsa u rikthye në vitin  2019 në Shqipëri dhe i është rikthyer jetës normale.

Në kampin sirian dyshohet se janë rreth 20 shqiptarë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të ketë të tjerë.

Atje janë Elona Shuli me një fëmijë dhe dy motra e vëllanë; Emanuela Daci me tre vajza; Hajrie Taushani me një djalë dhe bashkëshortin; Eva Dumani, Myrvete Dibra, e cila ndodhet me një vajzë.

Kurse Oliada, vajza e Myrvete Dibrës arriti të kthehej në Shqipëri, ndërsa autoritetet kanë nxjerrë një thirrje për të gjithë ata persona që duan të rikthehen, duhet të adresohen e të paraqiten tek spitalit të kampit.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA