“Ka goditje ndaj lirisë së medias”/ Meta: Reagoni duke marrë pjesë në protestën e 12 nëntorit

04/11/2022 17:26

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët pasditen e sotme, ka komentuar ikjen e të rinjve nga vendi, ku tha se Rama fajëson autoritetet britanike për fenomenin e shpopullimit por një gjë e tillë është përgjegjësia e tij, pasi nuk i krijon atyre asnjë mundësi. 

Meta akuzoi kreun e qeverisë se po kryen suljm ndaj mediave e ndaj bizneseve dhe i ftoi të gjithë ti kundërpërgjigjen me pjesëmarrjen në protestën e 12 dhjetorit.

Ai tha se ekziston një rrugë e vetme që të rinjtë të mos largohen nga vendi, largimi i Ramës nga pushteti.

“Shkaktari i kësaj drame të madhe në vendin tonë është pikërisht kryeministri që fajëson autoritetet britanike për fenomenin e shpopullimit, që e ka nxitur ai me politikat e tij kundër të rinjve duke mos u krijuar asnjë mundësi për të qëndruar e punësuar në vend e që të përballojnë kostot e larta të jetesës. Është thjesht mafia në pushtet shkaktarja kryesore, e të rinjve që rrezikojnë jetën përtej La Manshit. Qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja që I ka kushtuar vendit, të forcojnë bashkëpunimin me autoritetet franceze, ku ndodhen shumë të rinj shqiptar që presin të transferohen drejt Britanisë së Madhe. Kjo qeveri e ky kryeministër vazhdon të godasë investitorët, përpiqet të monopolizojë ekonominë, rrezikon mbylljen e mijëra vendeve të tjera të punës në vend dhe këtë e tregon më së miri paketa fiskale. Është e paimagjinueshme që ndodh e kundërta e asaj çfarë duhet të ndodhë. Ata ja shesin shtetit shtatë herë më lirë energjinë elektrike që prodhojnë, sesa e importon Edi Rama nga jashtë. Ndërkohë që kemi këtë krim ndaj biznesit, kemi edhe goditje ndaj lirisë së medias. Ndaj është momenti që të gjithë qytetarët e bizneset e ndershme që ndihen të rrezikuara e të kërcënuara të reagojnë duke nisur me manifestimin e madh të 12 nëntorit e në vazhdimësi sepse ka vetëm një rrugë që të mos largohen të rinjtë, largimi i Edi Ramës nga pushteti.”- tha Meta.

Kryetari i PL-së gjithashtu ka komentuar edhe mbështetjen ndaj bujqësisë në vend, ku tha se braktisja e kësaj fushe nuk është e rastësishme por e qëllimshme për të nxitur fenomenin e largimit për t’i hapur rrugën importeve nga jashtë

Një emision investigativ publikoi një investigim, ku fondet e BE-së për bujqësinë merreshin nga të afërmit e qeveritarëve, bujqësia nuk po gjen mbështetjen e qeverisë e shikoni si një plan të koordinuar që shqiptarët lënë tokat e tyre bosh dhe punojnë ato të vendeve të huaja?

“Mosmbështetja ndaj bujqësisë nuk është e rastësishme. Ka qenë e qëllimshme për të nxitur fenomenin e largimit për t’i hapur rrugën importeve nga jashtë. Modeli i kësaj qeverie janë ndërtimet të bazuara mbi paratë e pista dhe eksporton krahë pune. Me të ardhurat që vijnë nga emigrantët, importon prodhimet që mund të ishin prodhuar në vend.”- tha Meta.

Top Channel