Ish-kryeministri nënshkruan bluzën e të riut që e shpëtoi nga atentati (fotot)

04/11/2022 21:16
Imran Khan ka nënshkruar sot bluzën e të riut që rrezikoi jetën për të parandaluar vrasjen e tij.

Ish-kryeministri i Pakistanit Imran Khan, i cili i mbijetoi dje një tentativë vrasjeje gjatë marshimit politik në Wazirabad, ka nënshkruar sot bluzën e të riut që rrezikoi jetën për të parandaluar vrasjen e tij.

Ibtisam Hassan, i riu që u identifikua në videot e kamerave të sigurisë me bluzën ‘Fila’, u përlesh me sulmuesin dhe rrjedhimisht largoi armën prej tij.

Mbështetësit e Khan vlerësonin Hasson si “shpëtimtar” teksa në video shihej që e mbanin atë në krahë dhe i hidhnin lule për të vlerësuar aktin e guximshëm.

Sot Ibtisam u takua me Imran në spitalin ku po kurohet i plagosuri.

Në një video të shpërndarë ‘online’ Imran shihet që nga krevati i spitalit nënshkruan bluzën Fila të të riut.
Ibtisam komentonte më tej në rrjetet sociale, “Falemnderit kapitenit për një nderim të tillë, do të jem mirënjohës përgjithmonë. Jeta jote është e rëndësishme për të gjithë Pakistanin, Allahu të dhëntë shërim të shpejtë”.

Ibtisam tha për mediat se kur Imran po jepte fjalimin e tij, pa një burrë me pistoletë në dorë që qëlloi një herë, Ibtisam ishte hedhur menjëherë ndaj sulmuesit dhe e kishte vënë përfund përtokë.

Me të shtënën e tij sulmuesi besohet se ka vrarë një person.
Imran tha për mediat nga spitali, “Tre njerëz kishin bërë plan të më vrisnin në Wazirabad.”

Ish-kryeministri i Pakistanit akuzon për atentatin kryeministrin aktual Shehbaz Sharif, ministrin e brendshëm Rana Sanaullah dhe një komandant të lartë të ushtrisë.

Pakistani ka shënuar disa herë të tjera atentate ndaj liderëve politikë dhe vendi shpeshherë është udhëhequr nga ushtria.

Kryeministri i parë i Pakistanit, Liaquat Ali Khan, është vrarë gjatë një mitingu në Rawalpindi në vitin 1951.

Një tjetër kryeministër Benazir Bhutto, është vrarë në 2007 kur një bombë gjigante shpërtheu pranë automjetit të tij në Rawalpindi.

FOTO GALERI
2/3
Sot Ibtisam u takua me Imran në spitalin ku po kurohet i plagosuri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA