Me dekretimin e  datës së zgjedhjeve lokale , Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka nisur llogarisë se sa para do kushtojë procesi i 14 majit .

Kostoja e  zgjedhjet e pranverës parashikohet te kape shifrën e  5.3 miliard lekëve. Në faturën e kripur përfshihet edhe kërkesa  ndaj Qeverisë për të rritur fondin me 3 miliard lek me qëllim realizmin e votimit dhe numërimit në 6 bashki të reja krahas Vorës.

“Kostoja  e zgjedhjeve është 5,3 miliard lek, ne kemi bërë vlerësim sa bashki mundet të realizohet procesi i votimit elektronik, në 6 bashki kemi menduar se mund të zgjerohej, sidomos në bashki të mëdha  Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Korçë dhe Fier ,  nëse partitë politike bien  dakort dhe janë paratë , kosto 3 miliard lekë”, tha Celibashi.

Ethet e zgjedhjeve lokale kanë përfshirë partitë politike . Socialistët kanë nisur takimet paraelektorale ndërkohë që për demokratët historia pritet të përsëritet. Komisoneri Ilirjan Celibashi  u tregua i kujdesshëm për të qëndruar larg sherrit  partiak, por  në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve Partia Demokratike  vijon të  përfaqësohet nga  juristët të cilët kanë logo dhe vula e partisë dhe i  përkasin grupimit Alibeaj.

Nëse situata juridike e partisë më të madhe të opozitës nuk zgjidhet  para 6 marsit atëherë  Sali Berishës do i duhet ndihma e aleatëve për të regjistruar kandidatët e tij,  të cilët edhe këtë herë do përballen jo  vetëm me rivalin socialist por edhe me  kandidat të djathtë.

Top Channel