Gjatë 2021-it deficiti i skemës së pensioneve ka vijuar të thellohet. KLSH shpjegon se totali i deficitit ka arritur në 37.7 miliardë lekë, rritje me 900 milionë lekë.
Nga 2014 shpenzimet për skemën nga buxheti janë rritur me 34%, ndërsa raporti midis kontribuuesve dhe përfituesve në skemë është 1.42. qe do te thotë se me rritjen e numrit te pensionisteve, do barazohen me numrin e te punësuarve.
Një nivel shqetësues ky që simbolizon se skema ka varësi të lartë nga paratë qe qeveria i heq nga sektore te tjerë për te financuar pensionet.
“Situata inflacioniste nuk e ndihmon aspak skemën e pensioneve, pasi qytetarët në kushtet e krizës së çmimeve do kërkojnë gjithmonë e më shumë për rritjen e tyre. Faktor tjetër problematik është ajo e demografisë. Ku shumë se fuqia punëtore po largohet gjithnjë e më shumë nga vendi . Kemi një trend me thithjen e punëtorëve nga jashtë, e megjithatë besoj ende që ky efekt është minimal. Një mënyrë e mirë për të zgjidhur këtë efekt në afatgjatë është rritja e produktiviteti të punës. Skemat e pensioneve private janë gjithashtu një mënyrë ”- tha Enton Duro.
Edhe pse ligji për sigurimet shoqërore është ndryshuar mbi 22 herë sërish Instituti i Sigurimeve shoqërore nuk ka një strategji të qartë afatgjatë për adresimin e problemeve me skemën e pensioneve, shprehet më tej KLSH në raportin e saj.
Ndërkohe që skema e pensioneve te ishte e shëndetshme dhe të mund të rriste edhe pensionet duhet që për çdo pensionist te kishte pese punëtore qe paguajnë sigurimet dhe taksat. Por ne Shqipëri ku raport rrezikon te përkeqësohet nga emigracioni dhe puna ne te zezë.
Top Channel