E pazakontë/ Një 70 vjeçare fiton lotarinë dy herë rradhazi

04/11/2022 14:02

Një grua në SHBA ndihet paranojake se diçka do të shkojë keq pasi ajo fitoi lotarinë dy herë me një shumë totale 400,000 dollarë.

70-vjeçarja zbuloi se ajo ishte një fituese e një shume prej 100,000 dollarësh pasi gërvishti dy bileta të lojës ‘Ultimate Cash’ që ajo bleu në Delaware.

Ajo shkoi për të mbledhur fitimet e saj rreth një javë më vonë dhe u tha zyrtarëve të lotarisë se ishte fitorja e saj më e madhe që kur filloi të luante Lotarinë e Delaware shtatë vjet më parë.

Megjithatë, fitorja e saj rekorde u zbeh pasi gjatë udhëtimit të saj për në shtëpi, e moshuara vendosi të merrte tre bileta “Para të rënda” në Dover dhe njëra prej biletave doli të ishte fituese i xhekpotit prej 300,000 dollarësh.

“Ishte marrëzi absolute’, tha ajo.

Sa i përket asaj që gruaja planifikon të bëjë me fitimet e saj, ajo tha se do të vendosë pjesën më të madhe të parave të çmimit në fondin e saj të pensionit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA