“E ngatërrova me derr të egër dhe e vrava gabimisht”, 14-vjeçari në Greqi qëllon për vdekje vëllanë

04/11/2022 19:19

“E ngatërrova me një derr të egër dhe e vrava gabimisht ”, me këto fjalë 14-vjeçari në Greqi, i cili ka rrëfyer se ka qëlluar vëllanë e tij 17-vjeçar në Mandra, propozoi qëndrimin se pas veprimit të tij nuk fshihej asnjë keqdashje.

Mediat greke informojnë se si fëmija ashtu edhe babai i tij shkuan në polici ku dëshmuan për orë të tëra. 14-vjeçari pretendoi se kishte në shënjestër një derr të egër dhe se qëllimi i tij nuk ishte të qëllonte vëllanë e tij.

Adoleshenti ka rrëfyer se ka vrarë aksidentalisht vëllanë e tij 17-vjeçar në stallën e familjes në Mandra dhe pas ai është nisur drejt vendit të ngjarjes për të treguar se ku e ka hedhur armën.

Çelësi për zbardhjen e rastit është këllëfi i armës prej lëkure i gjetur në vendin e tragjedisë, në koral. Në të njëjtën kohë, është befasuese fakti që familja ka pohuar se nuk ka pasur armë në posedim. Mirëpo, është pikërisht kjo kontradiktë që më në fund çoi në rrëfimin e 14-vjeçarit.

17-vjeçari u gjet i vdekur nga një bari që kalonte pranë një rruge rurale në Lutsa të Mandrës, ndërsa trupi kishte një plumb në qafë. Pranë trupit, policia gjeti dy gëzhoja të një pushke gjuetie.

Deri pak kohë më parë kishte bërë pikëpyetje fakti se 14-vjeçari dhe babai i fëmijëve po kërkoheshin natën vonë nga policia për të dëshmuar. Të dy kanë ardhur në GADA ku kanë qëndruar deri në orët e para të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA