Mësuesi i gjuhës angleze në shkollën 9-vjeçare “Dritëro Agolli” në Bilisht, është vënë nën hetim pasi dyshohet se dhunonte fëmijët.

Komisioni i disiplinës dhe etikës së shkollës ka nisur hetimin ndaj Alban Fetollit, pasi prindërit e disa nxënësve të klasës së tetë janë ankuar pranë drejtorisë së shkollës për dhunën e ushtruar ndaj fëmijëve nga mësuesi.

Ndërkohë, DAR mori vendimin për ta pezulluar deri në vendimin përfundimtar të komisionit të etikës dhe disiplinës.

Njëri prej fëmijëve të dhunuar pohoi për mediat se disa ditë më parë gjatë orës së mësimit, mësuesi i ka goditur me bidon me ujë. Sipas tij, janë dhunuar 4 nxënës mes tyre dhe një vajzë.

Në komunikim telefonik me drejtoren e DAR, Vinjola Rota, sqarohet se ngjarja po vlerësohet si nga komisioni i etikës së shkollë, po ashtu edhe nga drejtoria rajonale arsimore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA