Ç’ndodh nëse gjykata nuk shprehet për vulën e PD deri më 14 maj? Berisha kujton 20 shkurtin ’91 dhe apelon Ramën: Mos e provoko popullin

04/11/2022 12:45

Shtyrjen e procesit në Apel, për shkak të mungesës së avokatit të grupimit tjetër të demokratëve, Sali Berisha e konsideron një makinacion të Edi Ramës.

“Gjithcka është makinacion i Edi Ramës. Nuk kemi asnjë tjetër në fokus veç Ramës. Ai është njeriu që kërkon të konfiskojë flamurin. Në kohën e duhur do marrin udhëzimet përkatëse dhe do qëndrojnë sipas udhëzimeve.”- u shpreh Berisha.

Sakaq, ish kryeministri i kujtoi kreut të qeverisë 20 shkurtin 1991, ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha.

“Edi Rama është kopje e Spiro Kolekës, që më 11 dhjetor kërkonte të futen tanket e mitralozet pluralizmit politik. I kujtoj se ka patur edhe një 20 shkurt dhe I them, mos e provoko popullin demokrat. Fitorja duket.”- vijoi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA