Berisha apel qeverisë britanike: Analizoni shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve

04/11/2022 12:18

Emigrantët e  paligjshëm  nga Shqipëria  që kalojnë brigjet e Lamanshit me gomone   prodhuan replika të  ashpra  mes  sekretares se shtetit  britanik  të Punëve te Brendshme,  Suella Braverman dhe kryeministrit shqiptar.

Sali  Berisha dënoi qëndrimin e Edi Ramës  ndërsa  i kërkoi autoreve britanike të  hetojnë  për  shkaqet e vërteta të fluksit të paprecedentë.

“Partia Demokratike hedh poshtë dhe denoncon si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe, duke treguar me gisht në mënyrë specifike si fajtorë konservatorët britanikë.  Partia Demokratike fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të Mbretërisë së Bashkuar, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës”, tha Berisha.

Opozita e fajëson  kryeministrit   për largimin e shqiptareve dhe me 12 nëntor  nis protestat poshtë zyrës së Ramës. Zyrtaret demokratë  ditët e fundit   janë shprehur se nuk është problem hyrja ne Kryeministri.

“Se cili është skenari i protestës, do shpaloset gjatë protestës. Ne i qëndrojmë parimeve të protestave brenda spektrit të mosbindjes civile, që është e pranueshme në manualet e protestave demokratike”, tha Berisha.

Përballja e dyte janë zgjedhjet. Berisha foli për një skenar të  Edi Ramës për t’i mbajtur peng  demokratet  për vendimin e gjykatës    për  vulën dhe  logon e partisë.

Mungesa e avokatit  ne seancën e djeshme është makinacion i Edi Rames. Rama po përpiqet t’i konfiskojë flamurin PD  po  do përgjigjemi me mënyra të merituara”, tha Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA