Zhvarroset një kufomë në Librazhd/ Dyshohet se është këngëtari i zhdukur në 2014-ën, Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet
03/11/2022 12:40
Prokuroria e Elbasanit rihap hetimet për zhdukjen e Renato Hamza këngëtarit të zhdukur në vitin 2014.
Këngëtari njihet ndryshe edhe si “Reni i Elbasanit”. Sot është zhvarrosur një kufomë në një fshat të Librazhdit që dyshohet se është ai.
Me zhvarrosjen e kryer të mërkurën, tashmë zyrtarisht rihapen hetimet për ngjarjen në fjalë, teksa tetë vite nga zhdukja, askush nuk di për fatin e të riut edhe pse dyshimet janë se ai mund të jetë eliminuar nga eksponentë të grupeve kriminale.
Nëna e këngëtarit ka rrëfyer para një viti për Top Channel se dy vite pas zhdukjes së djalit ka marrë një telefonate nga ish e dashura e tij e cila I ka thënë se Renato është gjallë dhe se një ditë do të kthehet në shtëpi.
Top Channel