Dy persona janë arrestuar në Kurbin ditën e sotme, pasi organizonin lotari të palejuara, përmes kompjuterave.
Policia bën me dije se janë sekuestruar edhe kompjutera që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm e shuma parash të përfituara prej tij.
Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i plotë:
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave.
Vihen në pranga 2 shtetasit që e bashkadministronin këtë ambient, si dhe sekuestrohen 7 kompjutera që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm e shuma parash të përfituara prej tij.
Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.
Të dy këta shtetas administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Top Channel