Video/ Po përshëndeste turmën, si u plagos ish-kryeministri pakistanez Imran Khan

03/11/2022 14:08

Ish-kryeministri pakistanez Imran Khan, është plagosur sot në këmbë, pasi një person qëlloi mbi makinat që e shoqëronin.

Khan ishte nisur për në Islamabad duke kërkuar zgjedhje të parakohshme, ku u qëllua në këmbë, por që sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

Madje janë publikuar pamjet e Khanit pas plagosjes së tij, duke qëndruar në këmbë dhe përshëndeste turmën.

Anëtarët e partisë së tij PTI kanë bërë të ditur se edhe katër persona janë lënduar, ndërsa të vrarë nuk ka.

“Ka qenë një tentimvrasje, të kryhet një atentat ndaj”, tha ndihmësi i Khanit për agjencinë e lajmeve AFP.

Në një moment është kapur edhe momenti kur turma vrapon për t’ia marrë revolen sulmuesin, i cili pasi shtie në ajër, turma largohet për t’i shpëtuar më të keqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA