Video/ Momentet e tmerrit kur guidat ruajnë gjakftohtësinë para elefantëve në avancim, për të evituar t’i vrisnin për vetëmbrojtje (fotot)

03/11/2022 15:38

Në pamje shihen momentet drithëruese kur dy guida turistike afrikane ruajnë gjakftohtësinë para një elefanti që avanconte frikshëm drejt tyre, duke i dhënë atij me guxim shansin e jetës në vend që ta qëllonin për vetëmbrojtje.

Shumë të tjerë në vend të tyre do të kishin zgjedhur të frikësoheshin e të qëllonin ndaj kafshës së trembur në habitatin e saj, por ata i lejuan “dyshimin e pafajësisë.”

Elefanti i tërbuar tre tonësh po avanconte duke galopuar drejt 38 vjeçarit Devon Myers, dhe 37 vjeçarit Sean Carter, me një shpejtësi që mund t’i shkelte ata për vdekje.

Por ekskursionistët me eksperiencë qëndruan në vend të patrembur dhe nisën të ulërisnin me sa kishin fuqi për t’u dëgjuar nga elefanti rrjedhimisht duke e bindur atë të frenonte.

Dhe kurajo e tyre u shpërblye teksa elefantët e egër të parkut Pafuri/ Kruger në Afrikën e Jugut ndërprenë sulmin e tyre.

Kafshët ulërinin dhe ngrinin pluhurin e savanës vetëm disa metra larg dy guidave turistike, të cilët po mbronin gjashtë turistë që ishin fshehur prapa pemës, të cilët realizuan dhe filmimin.

Myers, i cili shoqëron klientët e parqeve African-Born Safari, e ka bërë këtë punë në disa shtete afrikane.

Ai tha: “Kësaj here ata erdhën shumë pranë, ndoshta dhe një fraksion sekonde dhe nuk do të kishin zgjedhje tjetër”.

“Ishte një tufë elefantësh femra dhe të vegjlit e tyre duke lëvizur shpejt, teksa ndiqeshin nga disa meshkuj që po tentonin fatin e tyre me femrat.

“Disa prej tyre vendosën të vinin te ne në hije për të parë, keshtu që ne nisëm të ulërisnim për t’i treguar se ishim aty”.

“Por një prej femrave vendosi të sulmonte dhe disa vendas thonë se mund të dallohet nëse është një sulm i rremë apo i vërtetë nëse veshët e tyre janë të kthyer prapa apo janë të hapur”.

“Ne ruajtëm pozitën tonë dhe për fat funksionoi. Ishim gati të qëllonim me gishtin në këmbëz, për të shpëtuar jetën tonë dhe të të tjerëve, nuk ishim gati të bëheshim martirë”.

Femra e rritur e elefantit mund të peshojë deri në 3.3 ton dhe të vrapojë me 40 km në orë, kështu që mund të arrijë shpejt një njeri.

FOTO GALERI
1/5
Në pamje shihen momentet drithëruese kur dy guida turistike afrikane ruajnë gjakftohtësinë para një elefanti që avanconte frikshëm drejt tyre

Top Channel