Gjykata e shkallës së parë në Shkodër la me masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasin Altin Palushi.

Ky shtetas u arrestua nga policia vendore e Shkodrës në kuadër të operacionit policor të koduar qarku.

Efektivët zbuluan një tjetër të ashtuquajtur shtëpi bari, një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Efektivët gjatë fazës së 9-të të operacionit “Qarku” arrestuan edhe një 35-vjeçarin Altin Palushi në mjedisin e përshtatur për shtëpi bari ndërsa janë gjetur dhe sekuestruar edhe dy armë zjarri me silenciator pistoletë dhe kallashnikov.

Policia gjeti dhe sekuestroi gjithashtu edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në mjedisin e përshtatur me llamba. Gjatë seancës për masën e sigurisë në gjykatën e shkallës së parë pala mbrojtëse e shtetasit Altin Palushi kërkoi një masë më të butë ndaj 35-vjeçarit por në fund gjykata e la me masën e sigurisë “arrest me burg”.

Në njoftimin e saj policia e Shkodrës bëri të ditur se në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Altin Palushi, 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua magazina e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal. Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë kallashnikov dhe pistoletë, municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Menjëherë policia bëri arrestimin e 35 vjeçarit ndërsa po vijon hetimet për të zbardhur nëse ka persona të tjerë të përfshirë. Në tetë fazat e tjera të operacionit “Qarku” policia e Shkodrës ka sekuestruar dy armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak.

.Policia e Shkodrës është përfshirë prej muajsh në këtë operacion, si rezultat i të cilit, më përpara, janë sekuestruar edhe 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotke, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak, operacion i cili do vijojë pa ndërprerje nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA