Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas mbajtjes së Samitit në Berlin.
Përmes një statusi në twitter, ndërsa publikon foton e përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve, Von der Leyen shkruan se është e lumtur t’i shohë liderët e Ballkanit në Berlin.
“Më vjen mirë të shoh të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor në Berlin, një javë pas vizitës sime në rajon. Ne jemi këtu për të thelluar integrimin tonë ekonomik.
Duke filluar me energjinë. Paketa jonë e Mbështetjes së Energjisë prej 1 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor do të na ndihmojë të formojmë të ardhmen tonë të përbashkët energjetike.” -shkruan presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Good to see all Western Balkans partners in Berlin, one week after my visit to the region.
We are here to deepen our economic integration.
Starting with energy.
Our €1 billion Energy Support Package for the Western Balkans will help us shape our common energy future. pic.twitter.com/e4v3KcJLBo
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) November 3, 2022
Top Channel