Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e Sekretares së Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila shënjestroi shqiptarët që shkojnë në Britani gjatë një dekalarate të disa ditëve më parë.
Rama tha se të shënjestrosh një komunitet nuk tingëllon shumë britanike, por si britmë nga një çmendinë, duke theksuar se shqiptarët në Britani nuk janë me miliona, por 140 mijë.
Ai argumentoi se janë 1200 drejtues biznesesh shqiptarë në Britani, akademikë të respektuar dhe sa i përket kriminelëve në burgjet britanike shifrat flasin për më pak se sa 1%.
Rama: Gjermania vite më parë pati problem të përbashkët, me valën e krizës së refugjatëve, njerëz nga rajoni ynë shkuan dhe nuk dëgjuam politikanë gjermanë e jo më ministra të flasin për pushtim, nuk dëgjova asnjë politikan të flisë për pushim, që shqiptarët janë kriminelë e sjellin kriminelë por pashë një qeveri mjaft të interesuar për shqiptarët dhe për të ecur në mënyrë konkrete duke radhitur Shqipërinë në vendet e origjinës së sigurt, duke forcuar sistemin e aplikimeve dhe duke i dhënë fund praktikisht asaj trazire në mënyrë dinjitoze, dhe në vend që të ndizej ajo narrativë pushuesish dhe gangsterësh për të maskuar politika të dështuara përfaqësuesit britanikë duhet të vijnë në Gjermani dhe të ndreqin problemet e veta nuk jemi ne për të ndrequr problemet që janë në Britani, qytetarët tanë që kanë mbërritur në Francë kanë qenë të ligjshëm, nëse ka një problem në kanalin mes Francës dhe Britanisë ta zgjidhin, por ne jemi shumë të lumtur të bashkëpunojmë por nuk do ta pranojmë kurrsesi këtë lloj retorike, janë 140 mijë dhe nuk janë miliona, janë 1200 drejtues biznesesh shqiptarë, akademikë të respektuar dhe kur vjen fjala për kriminelët në burgjet britanike shifrat janë më pak se sa 1%, të shënjestrosh një komunitet dhe të flasësh për gangsterë e për kriminelë nuk tingëllon shumë britanike, tingëllon më shumë si një britmë nga një çmendinë.
Disa ditë më parë, Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga njerëzit që përshkojnë me varka kanalin e Lamanshit, ndërsa reagoi ndaj presionit në rritje për shkeljet e përsëritura të sigurisë.
Top Channel