Rebelimi popullor në Iran/ Protestat nuk ndalen që prej vdekjes së 22-vjeçares në polici

03/11/2022 12:25

Protestat në Iran vazhdojnë intensivisht edhe në ditën e 48.

Që nga vdekja e të resë Mahsa Amini , e arrestuar dhe dhunuar  nga policia e moralit për mos mbajtjen si duhet të shamisë së kokës, demonstratat u shtrinë në të gjithë qytetet kryesore, dhe së fundmi studentë e madje dhe madje nxënësit e gjimnazeve u përfshinë në lëvizjen kundër regjimit.

Që atëherë autoritet kanë arrestuar e mijëra qytetarë, ndërsa me qindra të tjerë kanë humbur jetën në këto protesta. Po protestat nuk janë ndalur, ndërsa kryefjala është, liria.

Pavarësisht kryengritjes së paprecedentë, lideri Ali Khamenei vazhdon të shtyjë për shtypjen e protestave dhe të mërkurën akuzoi edhe një herë kombet e huaja për nxitjen e protestave

“Prania e disa adoleshentëve dhe të rinjve në rrugë është  vetëm ajo çfarë duket. Këta janë fëmijët tanë dhe ne nuk kemi asnjë debat me ta pasi kanë hyrë aty  për shkak të disa emocioneve…, por më të rëndësishmit janë ata që e drejtojnë këtë gjë,  që kanë hyrë me plan”, shtoi Khamenei.

Protestat në Iran kanë pasur impakt të madhe edhe në Evropë e SHBA.  paralelisht në shumë qytete u zhvilluan protesta në mbështetje të të rinjve dhe grave e vajzave në Iran.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA