Vetëm një ditë pasi refuzoi publikisht të zbatonte vendimin e qeverisë së Kosovës për prerjen e fletë-qortimeve për personat që qarkullojnë me targat serbë, drejtorit rajonal të policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuric, i mbërriti njoftimi se është shkarkuar nga detyra.

Shkarkimi u vendos prej Kreut të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me arsyetimin e “moszbatimit të autorizimeve ligjore dhe vendimeve zyrtare”. Gjuric tashmë dyshohet për veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrje për rezistencë”.

Ka reaguar menjëherë drejtori i Zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, i cili mbajti një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, me qëllimin e vetëm të denonconte këtë shkarkim të padrejtë sipas zyrtarit serb. Gjuric u pezullua “i doli në mbrojtje popullit serb. Ai dhe mjaft të tjerë nuk duan të bëhen pjesë e persekutimit të serbëve, sepse nuk është ky qëllimi i Marrëveshjes së Brukselit.

Ku qëndron gabimi i Gjuricit që thjesht nuk deshi të ndiqte vendimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilat janë politike”, u shpreh Petkovic. Bojkoti i serbëve në veri thellohet tashmë edhe me deklaratën e fundit të Listës serbe se të shtunën do të propozojë largimin e serbëve nga institucionet në veri, përfshirë ato gjyqësore, të policisë dhe në institucione të tjera. Edhe ky qëndrim erdhi si formë reagimi ndaj largimit të Gjuricit, i konsideruar prej kësaj partie si i “paligjshëm dhe anti-serb”.

Të gjithë ne kemi hyrë në institucionet e Kosovës sepse kjo ka qenë pjesë e Marrëveshjes së Brukselit, dhe duke pasur parasysh se Prishtina nuk i respekton marrëveshjet e nënshkruara, është e qartë se nuk kemi çfarë të kërkojmë në ato institucione sepse Prishtina shkel secilën prej tyre”, tha përmes një deklarate për shtyp kreu i Listës Serbe, Goran Rakic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA