Pamje të rënda/ Makina vërshon mes protestuesve pro-Bolsonaro që bllokonin rrugën në Brazil (VIDEO)

03/11/2022 16:33

Një burrë është arrestuar dje në Brazil pasi ka vërshuar me makinën e tij mes turmës së protestuesve në mbështetje të presidentit Jair Bolsonaro, duke plagosur nëntë njerëz.

Incidenti që mund të kishte përfunduar me pasoja shumë më të rënda ndodhi dje pasdite në autostradën Washington Luis, njoftonin mediat kombëtare braziliane. Grupi i protestuesve në mbështetje të presidentit aktual të djathtë po demonstronin në mes të rrugës.

Shoferi u identifikua më vonë nga autoritetet si një 28 vjeçar që i kishte kërkuar turmës të kalonte por ishte refuzuar.

Prandaj ai i zemëruar kishte nisur makinën mes tyre duke transportuar disa protestues mbi kofanon e automjetit, siç tregohet në pamjet e incidentit.


Mjeti ndaloi pak më tej dhe oficerët e policisë u detyruan të mbronin shoferin nga turma e zemëruar që tentoi ta sulmonte.

Ai u arrestua ndersa nëna e tij 74 vjeçare që gjendej brenda mjetit me të, u la e lirë.

I dyshuari përballet me akuza tentativë vrasjeje teksa mes të plagosurve ishin një fëmije 12 vjeçare dhe dy oficerë policie.

Protesta masive kanë shpërthyer në shumë qytete të Brazilit pas shpalljes së humbjes së Bolsonaro në zgjedhjet e të dielës ndaj ish-presidentit të majtë Luiz Inacio Lula da Silva.

Bolsonaro ka pranuar disfatën edhe pse para zgjedhjeve tha se “nëse do të humbiste do të ishte vetëm prej manipulimeve”.

Dje Bolsonaro i kërkoi mbështetësve të mos bllokojnë autostradat federale por të mblidhen në sheshet e qyteteve për mitingje të rregullta.

FOTO GALERI
2/3
Shoferi u identifikua më vonë nga autoritetet si një 28 vjeçar që i kishte kërkuar turmës të kalonte por ishte refuzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA